Dy këmbësorë goditen nga vetura në Veternik të Prishtinës

Dy këmbësorë goditen nga vetura në Veternik të Prishtinës

Dy këmbësorë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një goditje që kanë marrë nga një veturë gjatë ditës së sotme në Veternik të Prishtinës, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 11:30.

Sipas Kelanit, mjekët kanë trajtuar personat e lënduar në vendin e ngjarjes, ndërsa njësia policore kanë dalë për të trajtuar rastin në aspektin policor.

“Ju njoftojmë se sot me datë 03.05.2021 rreth orës 11:30 në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku ku dyshohet se janë përfshirë dy këmbësor. Njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor, përderisa mjekët janë duke trajtuar personat e lënduar”, ka thënë Kelani. /Insajderi.com