Dy koalicione parazgjedhore janë paraqitur në KQZ

Dy koalicione parazgjedhore janë paraqitur në KQZ

Deri më tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur dy koalicione zgjedhore.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i tha Insajderi bëhet fjalë për koalicion VAKAT dhe ZAJENO.

“Deri më tani janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit nga radhët e komuniteteve: 1. Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe 2. Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG)”,  tha ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur afatin për koalicione deri më 12 janar ora 18:00. /Insajderi.com