
Dy shtetas kosovarë janë arrestuar në kufirin midis Gjermanisë dhe Austrisë.
Shtetasit kosovarë të cilët po vinin nga Belgjika për në Kosovë janë kapur në mbrëmjen e së shtunës në Passau të Gjermanisë, nën dyshimin se kishin rezultuar pozitivë për kokainë dhe bartnin pasaportë të falsifikuar.
Sipas komunikatës së Policisë së Passaut, zyrtarët e pikës kufitare pas testimeve të bëra kishin konstatuar se të dyshuarit kishin rezultuar pozitiv në kokainë.
“Inspektuan një Mercedes me regjistrim belg në parkingun e autostradës Hammerbach në orët e mbrëmjes. Një kosovar 31-vjeçar u gjet në timon. Pas një inspektimi nga afër u zbulua se ai ishte nën ndikimin e narkotikëve”, njofton Policia e Passaut.
Në komunikatë tutje thuhet se personi shoqërues i 31-vjeçarit, përveçse ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, barte edhe pasaportë të falsifikuar.
“Shoferi i tij 38 vjeçar gjithashtu nuk ishte në gjendje të vazhdonte sepse ai u tregoi zyrtarëve një patentë shoferi kosovar, e cila u njoh nga kufitarët si një falsifikim total”. /Insajderi.com