Dy kosovarë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit afër Shkupit

Shtetasit e Kosovës ishin në avionin që sot u rrëzua në afërsi të Shkupit.

Dy kosovarë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit afër Shkupit

Dy shtetas të Kosovës dhe katër italianë kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit privat në afërsi të Shkupit, raporton TV Shenja.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni kanë pohuar se avioni është zhdukur nga radari rreth orës 17.40, rreth 10 kilometra në jug të aeroportit të Shkupit.

Avioni është nisur nga Trevizo e Italisë dhe ka kërkuar leje që të zbres në Shkup për të furnizuar me naftë. Ai është rrëzuar në afërsi të fshatit Vetersko në Veles./Insajderi.com