Numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka rënë në dy mijë e 380, njofton Insajderi.
Javëve të fundit është shënuar rënie si në numër të viktimave nga COVID-19 ashtu edhe të rasteve të reja pozitive me Coronavirus.
Sipas të dhënave të fundit që janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), asnjë person nuk ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit – si pasojë e infektimit me COVID-19, derisa janë shënuar 23 raste të reja pozitive dhe 130 të shëruar.
Që nga 13 marsi i vitit të kaluar, kur u paraqitën edhe rastet e para me Coronavirus në Kosovë, janë regjistruar në total 107.405 raste pozitive.
Prej tyre dy mijë e 243 kanë përfunduar me fatalitet, kurse janë shëruar 102.782 qytetarë. /Insajderi.com