Dy milionë euro të zhdukura nga Thesari i Shtetit – një pjesë e tyre dalin jashtë Kosovës

Dy milionë euro të zhdukura nga Thesari i Shtetit – një pjesë e tyre dalin jashtë Kosovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Ministrinë e Financave, nga ku janë avulluar dy milionë euro, njofton Insajderi.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se një person është arrestuar mbrëmë meqë dyshohet se bashkë me dy të tjerë, duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë mbi dy milionë euro.

Tutje thuhet se është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit.

“Prishtinë 09.10.2020. Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com