
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ai i Mbrojtjes, Armend Mehaj – do të raportojnë të martën nëpër komisione parlamentare.
Fillimisht, nga ora 10:00, Mehaj do të raportojë në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Raportimi i tij lidhet me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Pasi ai ta mbarojë, në ora 11:00 – do të raportojë edhe Donika Gërvalla, po në të njëjtin komision.
Emërimet e ambasadorëve pritet të jenë çështje kyqe.
Po ashtu, Qeveria pjesë e së cilës është Gërvalla ka vendosur që të ndajë 10 milionë euro për blerjen e objekteve të ambasadave nëpër vendet mike.
Kjo në kuadër të projektligjit për buxhetin 2022. /Insajderi.com

Kryediplomatja, Donika Gërvalla.