Dy mjekë dalin pozitivë me coronavirus në onkologji

Dy mjekë në Onkologji kanë dalur pozitivë me coornavirus.

Dy mjekë dalin pozitivë me coronavirus në onkologji

Në Klinikën e Onkologjisë dy mjekë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ata janë në vetëizolim dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi i cili tha se përveç ngritjes së temperaturës dhe dhimbjes së muskujve kolegët e tij janë në rikuperim e sipër.

Në dy ditët e fundit kemi dy personel të cilët janë testuar si pozitiv dhe janë vetëizoluar për gati 1 javë ditë, dhe shpresojmë që pjesa tjetër e stafit të jetë në gjendje të mirë, të mos infektohen dhe të vazhdojnë punën në trajtimin e pacientëve”, tha ai.

Aktualisht në Kosovë aktiv me COVID-19 janë 1801 raste, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2003 raste, ndërsa numri total i rasteve pozitive ka arritur shifrën 3886. Betejën me COVID e kanë humbur deri në këto momente 82 persona. /Insajderi.com/