Dy muaj më parë e priti në zyre – tash kryeministri ia “zë derën” këngëtarit në restorant

Dy muaj më parë e priti në zyre – tash kryeministri ia “zë derën” këngëtarit në restorant

Vetëm dy muaj më parë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kishte pritur këngëtarin nga Gjakova, Shkëlzen Jetishin, të njohur si Xenin në zyrën e qeverisë.

Këtë e kishte bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në Facebook duke thënë se kishte realizuar takimin më të përzemërt me Shkëlzen Jetishin.

“Takim i përzemërt me Shkëlzen Jetishin, doajenin e këngës së mirëfilltë qytetare. Këngëtar i rrallë, i cili me vite ka interpretuar perlat e muzikës shqiptare të të gjitha trevave, duke ruajtur kulturën dhe këngën tonë”, kishte shkruar Haradinaj.

Ndërsa sot këngëtari gjakovar siç duket i ka kthyer mikpritjen të parit të vendit Haradinajn bashkë me krerët tjerë, Presidentin Thaçi dhe disa ministra.

Të gjithë së bashku kanë ngrënë mish dhe me verëra në Gjakovë dhe janë argëtuar me muzikën live të Shkëlzen Jetishit. /Insadjeri.com

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=dreka-e-xenit-per-haradinajn-thacin-e-pacollin