Dy muaj tjerë paraburgim për të dyshuarit e vjedhjes së 2.1 milionë eurove

Dy muaj tjerë paraburgim për të dyshuarit e vjedhjes së 2.1 milionë eurove

Edhe dy muaj të tjerë do të vazhdojë paraburgimi për Labinot Grudën dhe Kadri Shalan, të dyshuar për vjedhjen e 2.1 milionë eurove të buxhetit në tetor të këtij viti.

Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Prishtinë, njofton Insajderi.

“Bazuar në pyetjen tuaj ju informojmë se me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të pandehurit L.G i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj nga data 19 nëntor 2020 deri më 18 janar 2021, edhe të pandehurit K.SH i është vazhduar po ashtu për dy muaj nga data 25 nëntor 2020 deri më 24 janar 2021”, thuhet në një përgjigje të Gjykatës për Telegrafin.

2.1 milionë euro ishin avulluar përmes disa transaksioneve të dyshimta. Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e kishte raportuar rastin në Polici.

Ende nuk ka më shumë informacione në rastin për të cilin po vazhdojnë hetimet. /Insajderi.com