
Dy orë pasi deputetë të partisë së tij mundësuan rrëzimin e Qeverisë në të cilën ishin partnerë me LDK-në, lideri i PDK-së ka dalë me një mesazh në të cilin shprehë zhgënjimin e tij me partnerin e tij të deritashëm, Isa Mustafa.
Ai ka vendosur të tregojë sesa është i zhgënjyer me Isa Mustafën të cilin e ka fajësuar për mos efikasitet.
“Kjo qeveri e udhëhequr nga Isa Mustafa nuk e ka quar vendin përpara në ritmin e duhur. Zhvillimi ekonomik ka ngecur, krijimi i vendeve të punës ka ngecur dhe ne po lëvizim me hapa të ngadalshëm”, ka thënë Veseli.
Madje ai është treguar edhe pak melankolik kur ka folur sesi si partner i koalicionit është “përpjekur t;i japë përkrahjen e plotë Isa Mustafës për të punuar por që kjo nuk ka ndodhur”.
Më pas ka përdorur qytetarët e vendit për të dhënë një mesazh personal.
“Qytetarët e Kosovës dhe unë personalisht e kemi humbur besimin tek kryeministri Isa Mustafa”, ka thënë Veseli.
E tek në fund ka kritikuar disa që duan ta shkatërrojnë atë që është ndërtuar në Kosovë por nuk ka përmendur emra, teksa në të njejtën kohë ka folur për “nevojën e njerëzve të guximshëm” në Kosovë./Insajderi.com
[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkadriveseliofficial%2Fvideos%2F779149115593630%2F&show_text=0&width=560″ /]