Dy organizatat e LGBTI-së kërkojnë nga VV-ja dhe MKRS-ja të marrin masa ndaj deklaratave fyese të Donika Gashit

Dy organizatat e LGBTI-së kërkojnë nga VV-ja dhe MKRS-ja të marrin masa ndaj deklaratave fyese të Donika Gashit

Qendra per Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Barazi dhe Liri (CEL) kanë reaguar lidhur me postimin fyes të anëtares së VV-së dhe zyrtares në MKRS, Donika Gashit.

Organizatat CEL dhe CSGD kanë dënuar gjuhën e urrejtjes që i drejtohet personave LGBTI dhe komuniteteve tjera.

“CEL dhe CSGD dënojnë çfarëdo gjuhe të urrejtjes që i drejtohet personave LGBTI por edhe të
gjitha komuniteteve tjera që janë të mbrojtur me Kushtetuten e Republikës së Kosovës dhe Ligjet
në fuqi, nga persona të cilët i kanë votuar dhe janë zotuar ti implementojnë ato ligje”, thuhet në deklaratë.

Këto dy organizata kanë thë se personat që shpërndajnë gjuhë të urrejtjes duhet të japin llogari dhe të merren masa ndaj tyre.

“Këta përsona të cilët shpërndajnë gjuhë të urrejtjes qoftë edhe në emër të tyre personal e poashtu
mbajnë poste nëpër parti politike, duhet të japin llogari dhe të merren masa ndaj tyre. Ne
kërkojmë nga subjekti politik të cilin ajo është anëtare të reagoj lidhur me këto komente dhe të
ndërmarr masa ndaj saj”, përfundon komunikata e CSGD dhe CEL.

Kujtojmë se instituacioni ku punon anëtarja e VV-së, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është distancuar nga qëndrimet e Donika Gashit.

Nga qëndrimet e Gashit është distancuar edhe subjekti të cilit ajo i takon, Lëvizja Vetëvendosje.