Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së 15-vjeçarit në Prizren, njofton Insajderi.
Ata dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje tragjike. Njëri prej tyre është i moshës 17-vjeçare, derisa tjetri i moshës 18-vjeçare.
Lajmin për arrestimin e tyre e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Lidhur me këtë rast, janë arrestuar dy persona, pasi që dyshohet se e kanë ndihmuar dorasin në fshehjen e dëshmive për këtë ngjarje. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka thënë Osmanollaj./Insajderi.com