Dy persona në rrezik jete nga gripi sezonal në Kosovë

Dy persona në rrezik jete nga gripi sezonal në Kosovë

 

Një 51-vjeçar dhe një 40-vjeçar janë në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e një gripi sezonal që ka prekur shumë njerëz në Kosovë.

Të dy këta pacientë gjenden në kujdesin intensiv të Klinikës Infektive në QKUK.

Në një prononcim për Gazetën Express, drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani ka thënë se dy pacientë janë në gjendje të rëndë nga gripi sezonal.

“Dy pacientë kanë qenë në gjendje shëndetësore më të rënduar. Por, gjendja e tyre shëndetësore është në përmirësim, ani se të njëjtët gjenden në mjekimin intensiv. Por, gjatë këtyre ditëve gjendja e tyre po shënon një trend të  përmirësimit intensiv. Ata kanë qenë në rrezik për jetën dhe janë trajtuar me terapi emergjente”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, nga këto 20 raste ambulatore të pacientëve me grip, 10 kanë qenë fëmijë të cilët kanë marrë trajtimin e duhur. Doktori Hamdi Ramadani shpjegon edhe për simptomat e gripit.