Dy persona nga Vitia vdesin në aksident gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë

Dy persona nga Vitia vdesin në aksident gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë

Dy persona nga Vitia kanë humbur jetën në një aksident fatal, gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë.

Lajmi është kumtuar nga Komuna e Vitisë në të cilën është shprehur edhe ngushëllimi i kësaj komune, Sokol Haliti.

Në këtë njoftim shprehet ngushëllime për familjen dhe gjithë qytetin e Vitisë.

Njoftimi i plotë:

Institucionet komunale të Vitisë ngushëllojn familjen Hajdari për humbjen e dy familjarëve të tyre
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka shprehur ngushëllime familjes Hajdari nga fshati Skifteraj, për dy familjarët e tyre, të cilët humbën jetën në një akdsident trafiku, rrugës gjatë kthimit nga pushimet në Kosovë. “Bashkëndjejmë dhimbje për humbjen e jetës së dy më të dashurëve tuaj, e nderuara familje Hajdari. Në emër të Institucioneve komunale, por edhe të qytetarëve të komunës së Vitisë, u shprehi ngushëllimet më të sinqerta, në këto momente të rënda që po kaloni. Ngushëllime”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haliti.