
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi kanë sulmuar dy punëtorë të KEDS-it.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren, të martën rreth orës 13:00.
Sipas raportit njëzetekatër orësh të Policisë, arsyeja e sulmit ishte “ç’kyqja nga rrjeti energjetik”.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim te prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.com