Rreth 30 kilogram drogë janë konfiskuar sot në pikën kufitare në Vërmicë nga Policia kufitare, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga PK me anë të një komunikate për media, ku lidhur me këtë rast thuhet se dy persona dyshohet se lëviznin nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës, ndërsa në një largësi nga zyrtarët policorë kanë hedhur dy qanta të zeza nga dora dhe kanë arritur të ikin në drejtim të Shqipërisë.
“Policia në të dy qantat e hedhura nga të dyshuarit ka gjetur disa qese të mbështjellura që dyshohej të jenë substanca narkotike. Lidhur me to janë informuar njësitet kompetente të antidrogës në Prizren dhe forenzika për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy (2) qanta me ngjyre të zezë, ku brenda tyre kishte pesëdhjetë (50) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë totale prej njëzetë e tetë (28) kilogram e 686.8 gram”, bën tutje të ditur policia. /Insajderi.com