Dy persona të lënduar si pasojë e një aksidenti ne Lipjan

Dy persona të lënduar si pasojë e një aksidenti ne Lipjan

Dy persona janë lënduar këtë të diel, kjo si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Rufc të Lipjanit, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insjderi e ka bërë të ditur,  Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Në raportin e policisë thuhet se “rreth orës 14:20, në fshatin Rufc -K.Lipjan, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku është përfshirë një veturë në lëvizje”.

Tutje, në raport bëhet e ditur se “si pasoj e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona që kanë qenë në veturë, si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit rrugor”./Insajderi.com