Dy persona të vdekur një në Istog dhe një në Pejë

Dy persona të vdekur një në Istog dhe një në Pejë

Dy viktima janë gjetur pa shenja jete, njëri në fshatin Studenicë të Istogut, rasti i ndodhur rreth orës 22:25 dhe viktima tjetër në rrugën ‘Ker Sadrija’ të Pejës, rreth orës 16:00, njofton Insajderi.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar mjeku përgjegjës dhe trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjeksis Ligjore për opduksion.

Policia ka dal për ekzaminim në vendet e ngjarjes ku edhe është konfiskuar një armë në rastin e parë, në Istog, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, rastet janë duke u hetuar.

“Fsh. Studenice, Istog 28.02.2021 –22:25. Është gjetur trupi i pa jetë i një mashkulli kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

“Rr. Ker Sadrija, Pejë, 01.03.2021 – 16:00. Është raportuar se një mashkull/kosovar zyrtar policor është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për ta dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”. /Insajderi.com