
Gjashtë persona janë arrestuar të premten mbrëma nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje te “Rruga B” në Prishtinë.
Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë ) dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor.
E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.
Këto informacione i ka bërë të ditura për Insajderi-n zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka konfirmuar Ahmeti./Insajderi.com