Rrahje te “Rruga B” në Prishtinë, dyshohet se dy persona janë therur me thikë

Rrahje te “Rruga B” në Prishtinë, dyshohet se dy persona janë therur me thikë

Gjashtë persona janë arrestuar të premten mbrëma nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje te “Rruga B” në Prishtinë.

Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë ) dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor.

E gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00.

Këto informacione i ka bërë të ditura për Insajderi-n zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia po  vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka konfirmuar Ahmeti./Insajderi.com