Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të hënën dy persona, pas që të njëjtit kanë keqtrajtuar nënat e tyre, shkruan Insajderi.
I arrestuari nga komuna e Malishevës, kishte ushtruar dhunë psikikë ndaj nënës së tij, e cila me pas ka pranuar tretman mjekësore.
Sipas policisë, i dyshuar, me urdhër të prokurorit pas trajtimit mjekësor në repartin e psikiatrisë në spitalin rajonal në Gjakovë për shkak të problemeve psikike shëndetësore është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari për shkak të problemeve psikike shëndetësore, me urdhër të prokurorit pas trajtimit mjekësor në repartin e psikiatrisë në spitalin rajonal në Gjakovë, është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në komunën e Ferizajt, ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka kanosur verbalisht nënën e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosur verbalisht nënën e tij viktim femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet”, është shkruar në raportin e PK-së./Insajderi.com