Dy personalitetet me të kaluar të dyshimtë që aderuan në PDK

Dy personalitetet me të kaluar të dyshimtë që aderuan në PDK

Pas bujës të madhe që bëri aderimi i ish-gazetares Arbana Xharra në Partinë Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie Kadri Veseli, ka vazhduar të paraqesë një seri të personaliteteve të tjera që kanë aderuar në partinë e drejtuar nga ai.

Por, përderisa aderimi i Xharrës bëri bujë për shkak të shumë teksteve të saja kundër kastës politike në pushtet nga PDK-ja, aderime të tjera janë përcjellë me shumë zhurmë për shkak të historisë së dyshimtë të personaliteve që kanë aderuar në partinë e Kadri Veselit.

Në mes të muajit maj, Veseli e propagandoi si një ekspert dhe afarist të sukseshëm, aderimin e Fiton Pejës.

Aksionari i kompanisë “Kujtesa”, Fiton Peja i është bashkuar të hënën Kadri Veselit në “Fillimin e ri”. Është promovuar si njeri i vlerave. Por, ai është njëri prej biznesmenëve që është përfshirë në një prej mashtrimeve më të mëdha financiare që ka ndodhur në historinë e re institucionale të Kosovës.

PDK I HAP DYERT BIZNESMENIT TË PËRFSHIRË NË AFERËN MILIONËSHE “KOZMOCELL”

Ndërsa aderimi i Afrim Hotit hedhë poshtë pretendimet e Veselit se “Fillimi i Ri” përbëhet nga njerëz të pastër dhe të sukseshëm.

Lajmin për aderimin e Afrim Hotit në PDK e dha sot me krenari kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli. Veseli postoi një foto të tij dhe Hotit në rrjetin social Facebook, duke thënë se profesori universitar iu bashkua partisë së tij me qëllim fuqizimin e shtetit.

Por, profesori universitar dhe eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare njihet për një skandal që u shkaktua vitin e kaluar në Universitetin e Prishtinës.

Afrim Hoti, i cili iu bashkua sot Partisë Demokratike të Kosovës, dyshohet se ishte përgjegjës për diplomimin e dyshimtë të Bekë Kuqit – kushëririt të Hajredin Kuqit – në UP, disa vite më parë./Insajderi.com

I ADERUARI NË PDK MUNDËSOI DIPLOMIMIN “MË TË DYSHIMTË NË HISTORINË E UP-SË”