Dy prej të dënuarve në “Lagjen e Trimave” i plotësojnë kushtet të shfrytëzojnë fundjavë të lirë

Dy prej të dënuarve në “Lagjen e Trimave” i plotësojnë kushtet të shfrytëzojnë fundjavë të lirë

Avokati i popullit në Maqedoninë e Veriut, Naser Ziberi, pas shqyrtimit të dokumentacionit, vlerëson se dy prej tre personave që po vuajnë dënimin nga rasti “Lagja e Trimave”- Kumanovë, i plotësojnë kushtet e përgjithshme ligjore për shfrytëzimin e fundjavës së lirë.

Gjegjësisht bëhet fjalë për Arsim Bajramin dhe Musadik Pajazitin, ndërsa Elham Arifi nuk i plotëson ende kushtet.

Këtë të drejtë Ziberi tha se mund ta kërkojë diku më mesin e muajit prill, njofton Insajderi.

“Për Arsim Bajramin dhe Musadik Pajazitin, puna ka ngecë tek Komisioni që e vlerëson këtë çështje. Ata nuk kanë afat kohor se për sa kohë mujd të vendosen për kërkesat e tilla, mirëpo në bazë të praktikës së punës së tyre, në këtë rast ata e kanë zgjatur periudhën kohore për shqyrtimin e kërkesave për shfrytëzim të fundjavës së lirë. Ne kemi kërkuar përgjigje me shkrim nga drejtori i burgut të Shutkës përgjigje me shkrim më datë 15 të këtij muaji se ku qëndron arsye për zgjatjen e sjelles së këtij vendimi, sot kalon afati kohor ligjore që drejtori duhej të na jepte përgjigje mbi këtë çështje”, ka deklaruar Zyberi. /Insajderi.com