Dy qytetarë e përzënë deputetin nga lokali: Ik, ik, ti nuk e përfaqëson popullin

Dy qytetarë e përzënë deputetin nga lokali: Ik, ik, ti nuk e përfaqëson popullin

Një incident është shënuar në Vlorë mes deputetit Adriatik Alimadhi dhe dy qytetarëve. Siç shihet në pamje ata kanë qenë duke drekuar në një lokal, në tavolina të ndryshme. Dy burrat janë revoltuar me Alimadhin dhe e kanë detyruar të dalë nga lokali. “Ik, ik, je plehrë e Gramoz Ruçit! Ti nuk e përfaqëson popullin!”, dëgjohen të thërrasin ata, ndërsa deputeti është ngritur në këmbë për tu larguar nga lokali.

Adriatik Alimadhi bën pjesë në grupin e deputetëve të rinj që hynë në parlament pasi opozita dogji mandatet. Kreu i Ballit Kombëtar ka qenë i 6-ti në listën e PD-së për qarkun e Vlorës.

Ndërsa personat që janë revoltuar me Alimadhin janë parë shpesh në protestën e banorëve të Unazës së Re.