Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së dy persona kanë rezultuar pozitivë më COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë nga gjithsej një mijë e 944 testime shkruan Insajderi.
Ndërsa gjatë kësaj hapësire kohorë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Tre persona janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktivë është 98 sosh.
Sipas ministrisë, më dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar gjithsej 220 mijë e 250 persona, kurse ata më dozë të dytë janë 90 mijë e 165 persona.
Duke filluar nga kjo e shtunë, në fundjavë nuk do të ketë më vaksinim kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Kjo pasi punonjësit e qendrave të mjekësisë do ta kenë pushim.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilëve ky vendim i Komitetit të Vaksinimit do të vlejë edhe për fundjavat e tjera.