Dy raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Dy raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar së dy persona kanë rezultuar pozitivë më COVID-19  në 24 orët e fundit në Kosovë nga gjithsej një mijë e 944 testime shkruan Insajderi.

Ndërsa gjatë kësaj hapësire kohorë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Tre persona janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktivë është 98 sosh.

Sipas ministrisë, më dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar gjithsej 220 mijë e 250 persona, kurse ata më dozë të dytë janë 90 mijë e 165 persona.

Duke filluar nga kjo e shtunë, në fundjavë nuk do të ketë më vaksinim kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kjo pasi punonjësit e qendrave të mjekësisë do ta kenë pushim.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, sipas të cilëve ky vendim i Komitetit të Vaksinimit do të vlejë edhe për fundjavat e tjera.

Gjatë ditës së sotme, “1 Tetori” ka qëndruar e mbyllur, derisa shumë qytetarë të cilët kishin shkuar në këtë qendër për t’u imunizuar apo për të marrë informata, janë kthyer mbrapsht../Insajderi.com