Dy rrëfime “terroristësh” – Ballisti i mbrojtur në Kroaci dhe gylenistët e kidnapuar në Kosovë

Dy rrëfime “terroristësh” – Ballisti i mbrojtur në Kroaci dhe gylenistët e kidnapuar në Kosovë

Ishte muaji qershor i vitit që lamë pas kur u ndalua në Kroaci tifozi shqiptar Ismal Morina, i njohur si “Ballisti”, pas një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ka nxituar urrejtje kombëtare.

E ky urdhër arrest ndaj tij ishte bërë për shkak të ngritjes së një droni me flamur që përmbante simbole kombëtare shqiptare, gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd, në vitin 2014.

Edhe pas urdhër arrestit të lëshuar nga shteti serb për ndalimin e Ismail Morinës, ai nuk është ekstraduar në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar ministria kroate e drejtësisë, duke thënë se nuk do ta ekstradojë tivozin shqipëtar Ismal Morinën në Serbi.

Të njëjtin vendim për mos-ekstradimin e Morinës e ka nënshkruar vetë ministri kroat, Drazhen Boshnjakoviq.

Ndërsa autoritetet kosovare, në krye me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës me 29 mars kidnapuan dhe arrestuan gjashtë shtetasit turq për t’i dëbuar në shtetin turk, pas kërkesës së Turqisë, pasi të njëjtit janë akuzuzuar për gjoja terrorizëm, si njerëz të Fethullah Gylenit.

Për këtë arrestim dhe dëbim të shtetasve turq, krerët e vendit kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk kanë poseduar asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të arrestuarit.

Për këtë kryeministri, Ramush Haradinaj, menjëherë me të kuptuar kishte shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefajn dhe Drejtorin e Agjencisë se Inteligjencës së Kosovës, Drilon Gashin. /Insajderi.com