Dy shtetas të Serbisë janë arrestuar të hënën, pasi të njëjtit kishin kaluar ilegalisht kufirin në Kosovë, njofton Insajderi.
Siç njofton Policia e Kosovës, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kosuticë.
“Fsh. Kosutica 03.01.2020 – 23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë, pasi që të njëjtit dyshohet se kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në R. Kosovës”.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com