Dy shkolla në Prishtinë kalojnë në mësim online, shkak rastet e shumta me COVID-19

Dy shkolla në Prishtinë kalojnë në mësim online, shkak rastet e shumta me COVID-19

Shkollat e Mesme të Ulëta “Abdyl Frashëri” dhe “Gjin Gazuli” në Prishtinë kanë kaluar në mësim online, sipas skenarit C, ka njoftuar drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Shpresa Shala, njofton Insajderi.

Shala ka thënë se kjo është bërë për shkak të numrit të të infektuarve derisa ka shtuar se situata është rënduar edhe në shkollat e tjera.

“Të nderuar nxënës, prindër, mësimdhënës dhe staf i shkollës, duke parë rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 ditëve të fundit në shkolla, kërkojmë nga ju që masat anti-Covid të respektohen me përpikëri sipas protokollit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka kërkuar nga prindërit që në rast se fëmijët e tyre kanë simptoma, të izolohen në shtëpi dhe të njoftojnë përfaqësuesit e shkollës dhe IKSHPK-në për testim./Insajderi.com