Dy shkupjanë kapen me drogë në vlerë prej 80 mijë eurove

Dy shkupjanë kapen me drogë në vlerë prej 80 mijë eurove

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi penale kundër J.S (48) dhe A.S (43) të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg lëndë narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë”.

Siç thonë nga policia, ata më 28 tetor rreth orës 03:00 në kalimin kufitar Bllacë të Poshtme, kanë marrë lajmërim për hyrje në Maqedoni të një veture “Skoda”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas kontrollit të makinës, janë gjetur 22 pako me marihuanë me peshë totale prej 15 kg dhe 725 gramë, të fshehur brenda automjetit”, thonë nga policia.

Të paditurit drogën e kanë marrë nga Kosova, pas një marrëveshje paraprake që kanë pasur me një person nga Kosova për transportimin e marihuanës në Shkup, për shumën e 7.500 eurove.

Nga policia thonë se vlera e dorgës së konfiskuar në tregun e jashtëm do të arrinte deri 80 mijë euro.