Dy shtete që po deklarohen pro Kosovës në Interpol

Dy shtete që po deklarohen pro Kosovës në Interpol

Ka nisur Asambleja e Përgjithshme e Interpolit që po mbahet në Dubai, ku pritet të vendoset nëse Kosova do të anëtarësohet në këtë organizatë.

Në fjalimet e përfaqësuesve të Arabisë Saudite dhe Turqisë, këto dy vende i kanë dhënë mbështetje anëtarësimit të Kosovës në Interpol, raporton Insajderi.

Sipas asaj që para pak minutave kishte raportuar Peruja edhe pse e ka njohur pavarësinë e Kosovës do të votojë kundër anëtarësimit në këtë organizatë.

Kujtojmë që Serbia ka lobuar tash e sa kohë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Me të nisur kjo asamble, sekretari i INTERPOL-it, Jurgen Stock ka akuzuar Serbinë për shantazh.

Turqia dhe Arabia Saudite pro