Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për deponim të parave të falsifikuara në vlerë" />

Dy të arrestuar në Suharekë – Deponuan para të falsifikuara

Dy të arrestuar në Suharekë – Deponuan para të falsifikuara

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për deponim të parave të falsifikuara në vlerë prej 200 euro, në një bankë të Suharekës, njofton Insajderi

Të martën e 6 prillit në Suharekë, policia ka pranuar një informacion nga një punëtore e bankës se janë deponuar para të falsifikuara prej 200 euro, në kartëmonedha nga 20 euro.

“Hetuesit sapo e morën informacionin, filluan me profilizimin dhe identifikimin e personit të dyshuar dhe pas hetimeve të kryera ndaluan dy persona të dyshuar për këtë rast. Të dyshuarit E.M i lindur në vitin 1974 dhe A.M i lindur në vitin 1975, u ndaluan në mbajtje në afat prej 48 orëve”, thuhet në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin u informua prokurori i shtetit, i cili e lëshoi aktvendim për ndalim dhe policia është duke punuar për të parandaluar veprat penale të falsifikimit të parasë.

“Në Suharekë dhe rajonin e Prizrenit në kohët e fundit kemi gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të parasë së falsifikuar, si dhe kemi arrestuar disa të dyshuar në lidhje me ketë dukuri, andaj kërkojmë nga qytetarët që të raportojnë të gjitha rastet e dyshimeve në lidhje me falsifikimin e parasë, vepër penale e cila dëmton qytetarët dhe institucionet në aspektin ekonomik”, tutje në njoftim.  /Insajderi.com