Hetuesit policorë të sektorit rajonal të Ferizajt, kanë arrestuar dy personat e dyshuar për vrasje në tëntativë, lidhur me rastin e ndodhur më datë 19 dhjetor të vitit që lamë pas, njofton Insajderi.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj kur dy viktimat ishin duke lëvizur me automjetin e tyre, ku papritmas një veturë ju bllokon rrugën dhe nga vetura dalin dy persona të dyshuar dhe i sulmojnë viktimat K.T. (m/Kosovar,20 vjeç) dhe A.A. (m/Kosovar 20 vjeç).
Të dyshuarit në këtë rast kanë përdorur mjete të mprehta (thika) duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe pastaj të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot kanë qenë në arrati.
Të dyshuarit Z.Ç.(m/Kosovar,19 vjeç) dhe A.Ç.(m/Kosovar,19 vjeç) janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48-orë. /Insajderi.com