Dy të dehur sulmojnë policinë në Klinë

Dy të dehur sulmojnë policinë në Klinë

Dy persona të cilët kanë qenë në gjendje të dehur, kanë sulmuar policinë të dielën e 7 nëntorit në Klinë.

Policia e Kosovës njofton se në orën një pas mesnate, gjatë patrullimit të njësitit policor, kanë hasur në një lokal, i cili ka qenë i hapur dhe në të ishin disa persona, shkruan Insajderi.com.

Ilustrim

E gjithë ngjarja ndodhi pasi të njëjtve iu është shqiptuar kundërvajtje që pasoi me reagimin e dy të dehurve, të cilët duke refuzuar të dalin nga lokali – njëri prej tyre dëmtoi derën e veturës së policisë, me ç’rast edhe janë arrestuar.

“Disa prej personave u janë shkruar kundërvajtje ndërsa dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët kishin qenë nën ndikim të alkoolit, kanë refuzuar të dalin nga lokali dhe njëri prej tyre ka dëmtuar derën e veturës së policisë, janë arrestuar”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar./Insajderi.com