Dy të dyshuar me simptoma të koronavirusit arratisen nga spitali në Maqedoni

Dy të dyshuar me simptoma të koronavirusit arratisen nga spitali në Maqedoni

Dy pacientë kanë ikur nga spitali i Shtipit në orët e pasditës, pasi paraprakisht ishin paraqitur në spital sapo kishin ardhur nga Italia.

Lajmin e ka konfirmuar për mediumin Telma, ministri i Brendshëm, Naqe Çulev.

Bëhet fjalë për një burrë nga Vinica dhe partneren e tij me nënshtetësi kroate të cilët para disa ditëve kishin ardhur nga Italia.