Dy të lënduar në një aksident trafiku afër Aeroportit të Prishtinës, policia jep detaje

Dy të lënduar në një aksident trafiku afër Aeroportit të Prishtinës, policia jep detaje

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot rreth orës 16:05, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në këtë aksident trafiku të ndodhur saktësisht në fshatin Vragoli, të përfshira ishin dy vetura.

Kështu ka bërë të ditur për Insajderi.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në fshatin Vragoli, në ora 16:05, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq nuk dihet nëse të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor për plagët e marra në këtë aksident. /Insajderi.com/