
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok, saktësisht tek lokacioni i njohur si “Tuneli”, njofton Insajderi.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“Është raportuar për një aksident te “Tuneli”, në rrugën Mitrovicë-Zubin Potok. Janë dy persona të lënduar në aksident. Të përfshirë kanë qenë dy vetura. Si shkak si aksidentit është goditja nga prapa”./Insajderi.com