Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që është shkaktuar të dielën rreth orës 13:40 në Prizren, njofton Insajderi.
Në fotografitë e siguruara shihet një veturë e cila është rrokullisur duke dalë jashtë rrugës.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rreth orës 13:40 jemi informuar për një vetaksident në rrugën Transit, në veturë kanë qenë tre persona, dy pasagjerë janë lënduar lehtë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ai./Insajderi.com