
Janë lënduar dy persona si pasojë e një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, më saktësisht, në fshatin Sllatinë, njofton Insajderi.
Aksidenti ka ndodhur në mes tre vetuarave të marten, rreth orës 14:00.
“Si pasojë e aksidentit, deri në këto momente, janë paraqitur dy persona të lënduar” ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ku kanë raportuar për aksidentin në mes tri automjeteve.
Ndërkaq, Policia është duke u marrë me ekzaminimet në vendin e ngjarjes. /Insajderi.com