
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar sot, e martë, në lagjen Veternik të Prishtinës.
Të lënduarve u është ofruar ndihmë mjekësore.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veterrnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, dy personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për rajonin e Prishtinës./Insajderi.com