Dy të lënduar në Prishtinë si pasojë e një aksidenti

Dy të lënduar në Prishtinë si pasojë e një aksidenti

Sot rreth orës 13:00, në rrugën “Bulevardi i Dëshmoreve” ne Prishtine, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor, ku janë përfshirë dy këmbësor dhe një veturë në levizje

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

Tutje në raportin e policisë thuhet që si pasojë e këtij aksidenti, këmbësorët kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman në Klinkën Emergjente në Prishtinë.

Me detaje rreth rastit po merret policia e trafikut.

Në vend ngjarje ka qëlluar dhe ish – deputeti Partisë Demokratike të Kosovës,Bekim Haxhiu, i cili shihet duke I dhënë ndihmën e parë një gruaje të lënduar në aksident./Insajderi.com