Dy të lënduar nga aksidenti ku u rrokullis autoambulanca

Dy të lënduar nga aksidenti ku u rrokullis autoambulanca

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku ku është përfshirë edhe një autoambulancë.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të Gjilanit ndërsa mësohet se autoambulanca ka përfunduar e rrokullisur. Ai ka thënë se njësitet e trafikut janë duke u marrë me rastin për detajet rreth asaj që çuan deri tek aksidenti.