Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Prishtinë

Dy të lënduar nga një aksident trafiku në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar mbrëmjen e së premtës në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Në aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor ne mes te dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit lendime trupore ka marr drejtuesit e dy automjeteve. Me rastin po merret njësia policore nga komunikacioni rrugor“, tha Ahmeti./Insajderi.com