Dy të lënduar pasojë e një aksidenti

Dy të lënduar pasojë e një aksidenti

Në Lugë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përplasjes së makinave.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,  konfirmoi aksidentin për Gazetën Online Insajderi.com.

“Sot rreth orës 12:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku  në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Insajderi.com