Dy persona kanë pësuar lendime të lehta trupore, si pasojë e një aksidenti që është shkaktuar mbrëmjen e së hënës në lagjen ‘Dardania’ në Pejë, njofton Insajderi.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili njoftoi se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Rreth 18:45 policia është informuar për një aksident në lagjen Dardania. Në aksident kanë qenë të involvuara dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë. Sipas ekipit mjekësor, të dy të lënduarit po trajtohen për lëndime të lehta”, ka thënë ai./Insajderi.com