
Dy qytetarë të lënduar në shpërthimin e bombolës në Ferizaj janë nisur për në Austri për trajtim të mëtutjeshëm, njofton Insajderi.
Enver Xhokli e Fidan Gashi kanë marrë plagë të rënda në shpërthimin që la të lënduar 42 persona.
Gjashtë prej tyre janë në gjendje më të rëndë, katër janë dërguar në Turqi e dy do të bartën në Austri.
Kosova ka arritur marrëveshje me Turqinë e Austrinë për trajtimin e personave që pësuan më së shumti nga tragjedia e së martës.
Ndryshe, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka falënderuar presidentin turk, Recep Taip Erdogan për ndihmën e ofruar.