Dy të vdekur dhe 104 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Dy të vdekur dhe 104 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit, meqë nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë më gjatë infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të cilët tutje njoftojnë se edhe numri i rasteve të reja pozitive ka shënuar rritje.

104 raste pozitive janë regjistruar së fundmi nga gjithsej 889 mostra të marra për testim.

Gjatë kësaj kohe janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 393.

“Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes”.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com