
Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga institucionet shëndetësore të këtij vendi, nga ku tutje u njoftua se edhe 106 raste të reja pozitive me këtë virus janë shënuar përgjatë këtyre orëve.
Në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë thuhet se edhe 137 persona të tjerë janë shëruar nga COVID-19.
“Në 24 orët e fundit, e nisim me një lajm të mirë ku 137 qytetarë rezultojnë të shëruar, duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e MSH-së. /Insajderi.com