Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Dy të vdekur dhe 108 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Dy pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në këtë vend, ku tutje thuhet se përgjatë këtyre orëve janë infektuar edhe 108 persona.

Rastet e reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar nga 911 mostra të marra për testim.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar edhe 88 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në shtatë mijë e 397. /Insajderi.com